Bursa IPS
Dëshironi të merrni pjesë në praktikën e Parlamentit Gjerman 2022?
Bursa Ndërkombëtare Parlamentare e Bundestagu-t Gjerman (IPS) ju mundëson të ndiqni nga afër aktivitetin e përditshëm parlamentar gjerman përgjatë pesë muajve. Gjatë kësaj kohe do të punoni në zyrën e një deputeti si dhe keni mundësinë të ndiqni leksione pranë universiteteve të Berlinit.
Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit afërsisht 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 Marsi deri më 31 Korrik.
Nëse keni njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane (B2), keni përmbyllur studimet ose jeni pak përpara përmbylljes, jeni më të rinj se 30 vjeç si dhe keni shtetësinë shqiptare, mund të aplikoni për këtë bursë deri më 31 Korrik 2021.
Për informacione të mëtejshme rreth programit vizitoni lidhjen https://www.bundestag.de/europa_internationales/ips/albanien-245026
Aplikimin e plotë mund ta dërgoni (vetem ne menyre elektronike) në adresën e emailit [email protected].